The Association for Professional Hypnosis and Psychotherapy

The Association for Professional Hypnosis and Psychotherapy


Tel: 01702 347691

Email: admin@aphp.co.uk

 



 
 
 

Pse Shëndeti Mendor është po aq i rëndësishëm sa Shëndeti Fizik

Shëndeti mendor përfshin mireqenien tone psikologjike, sociale dhe emocionale. Ndikon në mënyrën se si ne mendojmë, ndiejmë dhe si veprojmë në jetën tonë të përditshme.

Pse Shëndeti Mendor është po aq i rëndësishëm sa Shëndeti Fizik

Shëndeti juaj mendor luan një rol të madh në atë se sa mirë ndiheni në baza ditore.

 Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien, gjëja e parë që shfaqet në koken e shumicës së njerëzve është shëndeti fizik. Ata flasin për stërvitje, vrap, për sport, te shkojne ne palestër, etj. Por ata kurrë nuk flasin vërtet për shëndetin e tyre mendor.

Shëndeti mendor përfshin mireqenien tone psikologjike, sociale dhe emocionale. Ndikon në mënyrën se si ne mendojmë, ndiejmë dhe si veprojmë në jetën tonë të përditshme. Aftësia juaj për të trajtuar emocionet, stresin, mënyrën se si shoqëroheni me të tjerët dhe marrjen e vendimeve përcaktohen shumë nga gjendja juaj psikologjike.

Pse duhet ti kushtoni vëmendje shëndetit mendor?

 

Në të kaluarën, njerëzit vetëm theksonin rëndësinë e mirëqenies fizike. Kjo është arsyeja pse ne kemi spartanët dhe barbarët të cilët i kanë trajnuar dhe ndërtuar trupat e tyre për të mbijetuar. Por në botën e sotme, shëndeti ynë mendor është po aq i rëndësishëm.

Nuk mund të jemi të balancuar nëse përqendrohemi vetëm në shëndetin tonë fizik, duke injoruar gjendjen tonë psikologjike. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse doni të jetoni një jetë të mrekullueshme dhe të prodhoni rezultate të jashtëzakonshme në secilën fushë.

Akoma nuk jeni te bindur?

 

Këtu janë disa arsye pse shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik:

 

1.)       Shëndeti juaj mendor mund të ndikojë në gjendjen tuaj fizike.

A e dini se ekziston një lidhje e fortë midis trupit dhe mendjes suaj? Kur jeni në dhimbje fizike për shembull, puna dhe jeta juaj familjare mund të ndikohen. Por kjo gjithashtu mund të dobësojë gjendjen tuaj mendore, duke e manifestuar veten në raste të tilla si stres, ankth ose depresion. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Sipas studimeve, problemet e shëndetit mendor mund të shkaktojnë përkeqësimin e shëndetit tuaj fizik. Për shembull: nëse keni ankth kronik dhe depresion, mund të keni probleme me gjumin; pra, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj fizik.

Jo vetëm kaq, shkenca ka provuar se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet mendore kanë tendencë të kenë imunitet më të ulët. Kjo mund t'i bëjë ata të sëmuren me lehtë. Mjekët kanë zbuluar se kur problemet e shëndetit mendor trajtohen me psikoterapi, shumë pacientë raportojnë përmirësime në shëndetin e tyre fizik.

Pra mbani mend: nëse jeni fizikisht i dobët, kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Në të njëjtën kohë, nëse jeni i dobët mendërisht, kjo mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj fizik.

2.)       Shëndeti juaj mendor ndikon në stabilitetin tuaj financiar.

 

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sa aftësia mendore mund të ndikojë në stabilitetin financiar, sepse nuk është aq e qartë sa lidhja me mirëqenien tonë fizike.

Sipas një studimi të bërë nga American Journal of Psychiatry, njerëzit që vuanin nga sëmundjet mendore fitonin 40 për qind më pak se ata në gjendje të mirë mendore. Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit me sëmundje mendore të pa trajtuara përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme të pastrehë, e cila është rreth 16 përqind.

Problemet e shëndetit mendor gjithashtu mund të vrasin produktivitetin tuaj. Organizata Botërore e Shëndetësisë dikur raportoi se mbi 200 milionë ditë pune zhduken çdo vit për shkak të depresionit. Pothuajse gjysma e 10 shkaqeve kryesore të pa mndesise per te punuar janë shkaktuar nga problemet e shëndetit mendor në botë.

Në përgjithësi, individët që kanë probleme mendore kanë më shumë gjasa që të marrin leje mjekësore në mënyrë të përsëritur. Edhe kur jane  në punë, ata nuk mund të të përqëndrohen plotësisht në detyrat e tyre. Pra, mos e merrni lehtë shëndetin mendor. Trajtojeni me po aq rendesi si shëndetin tuaj fizik.

 

3.)       Shëndeti juaj mendor mund të ndikojë në familjen tuaj.

 

Një tjetër arsye tjeter e rëndësishme pse shëndeti mendor është thelbësor është se ajo mund të ndikojë në familjen e dikujt. Për shembull, fëmijët e njerëzve me probleme të shëndetit mendor kanë më shumë rrezik për abuzime, neglizhime dhe gjithashtu për një sërë çështjesh emocionale dhe të sjelljes.

Këta fëmijë shpesh nuk kanë askënd që të mbeshteten, prandaj ata izolohen nga të tjerët. Këto efekte mund, për fat të keq, të sillen deri në moshë madhore. Është e mundur që këta fëmijë të rriten për duke u bere  të rritur me probleme të shëndetit mendor që kërkojnë trajtim të tyre personal.

 

Imagjinoni një baba te katër femijeve që vuan nga depresioni kronik. Mendoni se si mund ta perballojne  gruaja dhe katër fëmijët e tij. Janë të dashurit që shpesh përballen me ndikimin më të madh nga tendosja financiare, humbja e punës, stresi dhe problemet e tjera që vijnë nga problemet e shëndetit mendor.

Për shkak të kësaj, trajtim për gjithë familjen ndonjëherë sugjerohet që të gjithë të mund të shërohen dhe të lëvizin perpara ne jete.

 

4.)       Sëmundja mendore e rende apo paqëndrueshmëria e patrajtuar, mund të çojë në rreziqe.

 

Ka patur një debat mbi sëmundjet mendore të patrajtuara dhe lidhjen e saj me krimet e dhunshme. Eshte gjithashtu  edhe çështja me përdorimin e drogës ose alkoolit, duke i shkaktuar individëve me probleme të shëndetit mendor ekzistues që të përjetojnë vuajtje të mëtejshme. Por ndoshta një shqetësim më i madh është se si njerëzit me çrregullime mendore zakonisht janë viktima të krimit të dhunshëm.

Ndërkohë që studimet janë ende në vazhdim për sa i përket lidhjes midis dhunës dhe çështjeve mendore kronike të patrajtuara, individët me probleme të tilla fatkeqësisht bëhen objektiv te abuzimit ose keqtrajtimit.

Në fakt, një Shërbim Psikiatrik në Karolinën e Veriut ka zbuluar se njerëzit me probleme të rënda mendore, të cilët nuk po merrnin medikamente, kishin 2.7 herë më shumë gjasa të jenë viktimë e një krimi të dhunshëm.

 

5.)       Shëndeti i mirë mendor mund t'ju japë një jetë më të gjatë dhe më të lumtur.

 

A e dini se gjendja juaj mendore mund të ndikojë në pritshmerine tuaj të përgjithshme të jetës? Një studim në Journal British Medical Journal 2012 zbuloi se njerëzit edhe me probleme të lehta të shëndetit mendor mund të kenë një jetë më të ulët të pritshmerive. Gjithashtu zbuloi se ata që vuanin nga sëmundjet kronike mendore, të tilla si depresioni dhe ankthi, rritën rrezikun e vdekjes (lidhur me sëmundjet e zemrës) në një vlere 94 përqind.

Megjithëse ju mund të mos keni probleme ekstreme të shëndetit mendor, te ndjerit  vazhdueshem në depresion, te shqetësuar ose ne panik mund të sjellë pasoja serioze dhe të ndikojë në aspektet e jetës suaj.

Pra, mësoni të vlerësoni veten: ushtrohuni rregullisht, praktikoni meditim dhe yoga, shmangni cigaret dhe alkoolin - jepni më shumë arsye për të buzëqeshur dhe për të qëndruar të lumtur çdo ditë. Këto janë mënyra të shkëlqyera për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien.

Deri tani ju duhet të keni kuptuar se duke u kujdesur për mendjen dhe trupin tuaj jo vetëm do të thotë të jetosh më gjatë, por edhe më mirë. Prandaj, sa herë që ka një shenjë të sëmundjes mendore, kërkoni mjekim dhe trajtim të duhur sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos lejoni që problemi të rritet dhe të ndikojë në jetën tuaj.

 

Adelina Pjetra

Mental Health Albania

Presidente

Psikologe Klinike, Psikoterapiste BWRT & EMDR


Posted: Monday 30th September 2019


Looking for Counselling Instead of Hypnotherapy?

Visit our sister site: The National Register of Psychotherapists & Counsellors